Luftë mes Koeman dhe Barcelonës – skuadra dëshiron Thiagon, trajneri Wijnaldumin
Thiago Alcantara është shkas për luftën e re brenda Barcelonës.
Sport
Barcelona duket se e ka të pamundur të gjej paqen e brendshme, edhe pas vendimit të Lionel Messi.
Raportime të fundit të prestigjiozes gjermane ‘Bild’ bëjnë të ditur se Barcelona preferon transferimin e Thiago Alcantara, transmeton lajmi.net.
Ky pëlqim nga krerët po bjen ndesh me dëshirat e trajnerit Ronald Koeman, i cili preferon lëvizjen për Georginio Wijnaldum.
Wijnaldum ka luajtur nën urdhrat e Koeman te skuadra kombëtare e Holandës dhe njihet mirë me trajnerin.
Mbetet të shihet se për kë do të bëhet lëvizja zyrtare.
Thiago ka luajtur edhe më parë me fanellën e Barcelonës, para se të transferohej te Bayern Munich. /Lajmi.net/