Lufta në Ukrainë, Putin thotë se është i gatshëm për paqe

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është i gatshëm për një paqe me Ukrainën. Ndërsa zyrtarët perëndimor thonë se ai po pret zgjedhjet presidenciale në ShBA në nëntor, përpara se të bëjë një përpjekje të vërtetë. “Në Ukrainë, ata që janë agresivë ndaj Rusisë, dhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara – a duan…

Bota

19/12/2023 19:01

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është i gatshëm për një paqe me Ukrainën.

Ndërsa zyrtarët perëndimor thonë se ai po pret zgjedhjet presidenciale në ShBA në nëntor, përpara se të bëjë një përpjekje të vërtetë.

“Në Ukrainë, ata që janë agresivë ndaj Rusisë, dhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara – a duan të negociojnë? Lërini ata. Por ne do ta bëjmë atë bazuar në interesat tona kombëtare,” tha Putin në një takim të udhëheqjes së mbrojtjes në Moskë.

“Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, shtoi ai.

Mes tjerash Putin theksoi se Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me Evropën, raporton France24.com, transmeton Klankosova.tv.