​Lufta në Ukrainë: Dy të vdekur pas ‘sulmit’ në urën e Krimesë

Dy persona kanë vdekur pas një “sulmi” në urën që lidh gadishullin e okupuar të Krimesë me Rusinë. Kreu i parlamentit të Krimesë fajësoi Ukrainën për incidentin, njoftuan mediat shtetërore, por Kievi ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar. Ura e Kerçit u hap në vitin 2018 dhe mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë…

Bota

17/07/2023 10:55

Dy persona kanë vdekur pas një “sulmi” në urën që lidh gadishullin e okupuar të Krimesë me Rusinë.

Kreu i parlamentit të Krimesë fajësoi Ukrainën për incidentin, njoftuan mediat shtetërore, por Kievi ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar.

Ura e Kerçit u hap në vitin 2018 dhe mundëson udhëtimin rrugor dhe hekurudhor midis Rusisë dhe Krimesë – territor ukrainas i pushtuar nga forcat e Moskës që nga viti 2014.

Ministria tha se hetimet janë në vazhdim, por raportimet e pakonfirmuara thanë se shpërthimet u dëgjuan herët të hënën.

Ky është incidenti i dytë i madh në urën e Kerçit gjatë vitit të kaluar. Në tetor 2022, ura – e cila është një rrugë e rëndësishme furnizimi – u mbyll pjesërisht pas një shpërthimi të madh. Ajo u rihap plotësisht në shkurt.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit perëndimor rus të Belgorodit, tha në një deklaratë në Telegram se dy persona, prindër të një vajze të re, kishin vdekur në incident – të cilin ai thjesht e quajti një “emergjencë”.

“Gray Zone”, një kanal rus Telegram me lidhje me grupin Wagner tha se ura ka të ngjarë të jetë dëmtuar nga një dron nënujor i lëshuar në urë nga Ukraina.

Kreu i parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, gjithashtu drejtoi gishtin drejt Ukrainës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Duke folur për mediat ukrainase, zëdhënësi i inteligjencës ukrainase Andriy Yusov nuk komentoi mbi shkaqet e incidentit të fundit, por e përshkroi urën si një “strukturë të panevojshme”.

Por një zëdhënëse e komandës ushtarake jugore të Ukrainës, Natalia Humeniuk, tha se incidenti mund të ishte një akt provokimi nga Moska.

“Po merren masa për të rivendosur situatën. U kërkoj banorëve dhe mysafirëve të gadishullit që të përmbahen nga udhëtimi përmes urës së Krimesë dhe, për arsye sigurie, të zgjedhin një rrugë alternative tokësore përmes rajoneve të reja.”/BBC/