“Lufta” në mes MD-së dhe Këshillit Gjyqësor e Prokurorial vë në pikëpyetje reformën në drejtësi

Kritikat publike në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial e ulë besimin e publikut dhe besimin që këto institucione kanë interes të përbashkët për ta adresuar reformën në drejtësi. Kështu ka thënë drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj gjatë publikimit të raportit të IKD-së me temë “Problemet e…

Lajme

08/07/2024 14:15

Kritikat publike në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial e ulë besimin e publikut dhe besimin që këto institucione kanë interes të përbashkët për ta adresuar reformën në drejtësi.

Kështu ka thënë drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj gjatë publikimit të raportit të IKD-së me temë “Problemet e reformës në drejtësi”, e cila ishte si një analizë e katër Projektligjeve që dalin nga “Deklarata e Përbashkët e Zotimeve”.

Miftaraj tha se Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë një raport kontraktual i cili i obligon institucionet tona që për politikat bazë që kanë të bëjnë për reformat në drejtësi të kemi një bashkëpunim të bazuar në mirëbesim me këshillin gjyqësor dhe atë prokurorial.

“Në vitet e fundit kemi parë që Ministrisë e Drejtësisë nuk është që ka respektin e duhur për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, qoftë në adresimin e komenteve, qoftë në përmbushjen e obligimeve që kanë dal nga deklarata e zotimeve. Në anën tjetër është e vërtet që edhe Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial nuk është që i mbajnë parimet të cilat do të siguronin të kemi një proces transparent dhe një pjesëmarrje të të gjithë akterëve në hartimin e politikave, po flasim për politikat kryesore që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi…me vet faktin që kemi parë në vazhdimësi kritika publike ndaj Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, kemi parë një luftë në distancë në mes këtyre mekanizmave, fatkeqësisht e ulë besimin e publikut por e ulë edhe besimin që këto institucione kanë interes të përbashkët për ta adresuar reformën në drejtësi”, tha ai.

Kurse Melosh Kolshi, hulumtues në IKD tha se anëtarët e Këshillave që janë të mandatuar që të bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave.

“IKD vlerëson se anëtaret e Këshillave të cilët janë të mandatuar që të bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave. Kjo pasi që Komisioni i Venecias theksoi se anëtarët e Këshillit gjyqësor mund të shkarkohen nga pozita e tyre vetëm në rast të ndonjë shkelje disiplinore apo sjellje serioze të pahijshme e cila duhet të provohet me një procedurë që e garanton gjykimin e drejtë. Gjithashtu përgjegjësia e vetme që mund të bartë një anëtar i Këshillit është përgjegjësia disiplinore, por jo edhe përgjegjësia e cila derivon me vlerësim të performancës. Për këtë arsye IKD i ka rekomanduar Ministrisë së Drejtësisë fshirjen e dispozitave që e mundojnë vlerësimin e performancës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për KPK-në, Kolshi ka deklaruar se IKD vlerëson MD-ja është duke i zhvilluar dy procedura të ndara në lidhje me këtë.

“IKD ka identifikuar edhe një planifikim joadekuat si situatën kur projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për KPK-në aktualisht është duke u shqyrtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në anën tjetër projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për këtë është po ashtu pjesë e pakos së projektligjeve që dalin nga deklarata e përbashkët e zotimeve. Këtu paralelisht Ministria e Drejtësisë është duke i zhvilluar dy procedura të ndara lidhur me plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për KPK-në. Qasja e Ministrisë së Drejtësisë për të iniciuar ndryshimet në ligjin e vjetër derisa ligji i ri është dërguar në Kuvend për miratim tregon për keqplanifikim të saj lidhur me reformën në drejtësi. IKD konsideron së shumë më profesionale do të ishte që ndryshimet e nevojshme të përfshihen në ligjin e ri dhe të pritet që ai ligj të miratohet sesa për ligjin e njëjtë paralelisht të zhvillohen dy procedura”, ka thënë ai.

Sipas IKD-së, MD-ja duhet të shqyrtojë dhe të rishikojë proceset e planifikimit dhe menaxhimit legjislativ për të siguruar që nismat ligjore janë mirë të