Lufta në Gaza, Papa: Në emër të Zotit, ju lutem ndaloni

Papa Françesku apeloi sot për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe bëri thirrje për dërgimin e ndihmave humanitare dhe ndihmës për të plagosurit për të lehtësuar situatën “shumë të vështirë”. “Unë vazhdoj të mendoj për situatën e vështirë në Palestinë dhe Izrael, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Për hir të Zotit, ju lutem…

Bota

05/11/2023 15:23

Papa Françesku apeloi sot për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe bëri thirrje për dërgimin e ndihmave humanitare dhe ndihmës për të plagosurit për të lehtësuar situatën “shumë të vështirë”.

“Unë vazhdoj të mendoj për situatën e vështirë në Palestinë dhe Izrael, ku shumë njerëz kanë humbur jetën. Për hir të Zotit, ju lutem ndaloni. Pushoni zjarrin,” tha ai, duke iu drejtuar turmës në Sheshin e “Shën Pjetrit”.

“Shpresoj se do të bëhet gjithçka për të parandaluar përhapjen e konfliktit, që të plagosurit të shpëtohen dhe ndihma të arrijë tek banorët e Gazës, sepse situata humanitare atje është shumë e vështirë”, tha Ati i Shenjtë.

Ai përsëri bëri thirrje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, me fokus fëmijët. Ai tha se ata “duhet të kthehen në familjet e tyre”.

“Le të mendojmë për fëmijët, për të gjithë fëmijët që janë përfshirë në këtë luftë, si dhe ata në Ukrainë dhe në konflikte të tjera, sepse kështu po vritet e ardhmja e tyre”, shtoi ai.

Françesku, 86-vjeç, ka bërë thirrje më parë për krijimin e korridoreve humanitare, duke thënë se për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është e nevojshme të zbatohet një zgjidhje që përfshin dy shtete, për izraelitët dhe për palestinezët.