Lufta ndaj krimeve kibernetike, Prokuroria e Prishtinës në bashkëpunim me autoritetet gjermane sekuestron 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se në vazhdën e hetimeve intensive lidhur me rastin për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” , në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane, është mundësuar identifikimi dhe sekuestrimi i pasurisë që dyshohet se është përfituar përmes veprimtarive kriminale. Si…

Lajme

05/05/2026 14:36

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se në vazhdën e hetimeve intensive lidhur me rastin për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” , në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane, është mundësuar identifikimi dhe sekuestrimi i pasurisë që dyshohet se është përfituar përmes veprimtarive kriminale.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Prokurori i Shtetit, pasuria e sekuestruar, në vlerë rreth 100.000 (njëqind mijë) euro, dyshohet se buron nga veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është lëshuar urdhër ndalues për këtë pasuri, për të cilin janë njoftuar edhe bankat komerciale në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, në veçanti të krimeve kibernetike.Ndërkohë, Prokurori i çështjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare”./Lajmi.net/