Lucas Moura largohet nga PSG, befason me klubin e ri
Lucas Moura ka vendosur të nënshkruajë me klubin e Tottenham Hotspur.

Sport
Lucas Moura do të largohet nga Paris Saint-Germain.
“L’Equipe” ka njoftuar se sulmuesi brazilian është pranë transferimit në Premierligë.
Futbollisti që ishte përmendur si objektiv i Napolit, ka vendosur të nënshkruajë me klubin e Tottenham Hotspur, përcjell “lajmi.net”.
Madje, Lucas mund të luajë me Tottenhamin edhe në Ligën e Kampionëve në ballafaqimet e ardhshme ndaj Juventusit. /Lajmi.net/