Lucas Hernandez po e mendon pensionimin, pas lëndimit të pësuar në botëror
Ylli i Bayern Munich, Lucas Hernandez ka filluar të mendojë për pensionim nga futbolli. Mbrojtësi francez, Lucas Hernandz ishte startues në ndeshjen e parë të Francës në botëror, kundër Australisë. Në atë ndeshje, pas 9 minutave lojë, lojtari këputi ligamentet dhe doli nga fusha para kohe. Sipas ‘L’Equipe’, ky lëndim po shtynë në kokën e…
Sport
Ylli i Bayern Munich, Lucas Hernandez ka filluar të mendojë për pensionim nga futbolli.
Mbrojtësi francez, Lucas Hernandz ishte startues në ndeshjen e parë të Francës në botëror, kundër Australisë.
Në atë ndeshje, pas 9 minutave lojë, lojtari këputi ligamentet dhe doli nga fusha para kohe.
Sipas ‘L’Equipe’, ky lëndim po shtynë në kokën e lojtarit mendime që lidhen me pensionimin, përcjell lajmi.net.
Lucas ka vuajtur nga shumë lëndime viteve të fundit dhe duket se tashmë po humb motivimin.
Mbetet të shihet nëse lojtari do t’i jap fund karrierës së tij, apo do të luftojë për të rigjetur formën e tij. /Lajmi.net/