Lucas Hernandez nuk e përjashton mundësinë e rikthimit tek Atletico: Kjo skuadër më dha gjithçka
Lucas Hernandez nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit tek Atletico Madridi. Në një intervistë të dhënë së fundi, mbrojtësi anësor i Bayern Munich tha se kjo gjë mund të ndodhë një ditë, pasi, siç shprehet ai, “Los Colchoneros” i kanë dhënë gjithçka atij, transmeton lajmi.net. “Nëse do të ketë mundësi rikthimi ndonjë ditë, pse…

Sport
Lucas Hernandez nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit tek Atletico Madridi.
Në një intervistë të dhënë së fundi, mbrojtësi anësor i Bayern Munich tha se kjo gjë mund të ndodhë një ditë, pasi, siç shprehet ai, “Los Colchoneros” i kanë dhënë gjithçka atij, transmeton lajmi.net.
“Nëse do të ketë mundësi rikthimi ndonjë ditë, pse jo? Atleti më dha gjithçka, u dëshiroj më të mirën”, u shpreh ai.
Spanjolli erdhi te Bayerni pikërisht nga Atletico për shumën e 8 milionë eurove.
Deri më tani ka treguar paraqitje solide në mbrojtje, për çka është kthyer në një pikë referimi. /Lajmi.net/