Lucas e Theo, vëllezërit bëjnë histori me Francën

Belgjika dhe Franca janë duke e zhvilluar ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Sport

07/10/2021 21:48

Në përbërjen e 11-shes startuese para fillimit të ndeshjes, Dechamps vendosi që t’i futë në formacion dy vëllezërit Hernandez, Lucas e Theo.

Të dy luajnë në pozitën e majtë të mbrojtjes, mirëpo me skemën e Dechamps e cila është 3-4-3, Theo është më i avancuar, gjersa Lucas është më i tërhequr në mbrojtje.

Lucas dhe Theo tani janë bërë vëllezërit e parë që startojnë një ndeshje së bashku për Francën, që nga Jean & Lucien Laurent në 1932.

Ndryshe, Theo luan për skuadrën italiane Milan, gjersa Lucas është pjesë e skuadrës gjermane, Bayern. /Lajmi.net