Luanin poker në një lokal në Skenderaj policia arreston pronarin

Një rast i skemave piramidale është raportuar në Skenderaj. Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij duke luajtur poker së bashku me 14 persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një tavolinë në të cilën luhej pokeri, cipa të…

Lajme

12/01/2026 09:39

Një rast i skemave piramidale është raportuar në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij duke luajtur poker së bashku me 14 persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një tavolinë në të cilën luhej pokeri, cipa të pokerit letra për poker.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/