Luana Vjollca sot vjen me pjesën e dytë të “Thuaje”

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca përmes projektit “Thuaje” po ndan me publikun jetën dhe historitë e saj personale.

ShowBiz

19/05/2022 19:56

Bullizmi, traumat, luftën e të qenurit vajzë, familjen dhe vlerësimi ndaj vetes, janë disa nga pjesët që Luana po i ndan me publikun, shkruan lajmi.net

Në një video të cilën para disa kohësh ajo e ka shpërndarë në Youtube moderatorja thoshte se javë pas jave do të publikohen pesë projektet muzikore të cilat do flasin për jetën e saj personale.

Ndërsa sipas një postimi që e ka bërë  së fundmi, Luana në Instagram ka zbuluar se sot do e publikojë edhe pjesën e dytë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

“Edhe pak…. Po bëjmë maximumin ta publikojmë sa më parë…”, ishte mbishkrimi i Luanës.

Ndryshe kujtojmë që moderatorja para disa ditësh mori vëmendjen e publikut me fshirjen e të gjitha postimeve në llogarinë e saj në Instagram.   /Lajmi.net/