Luana Vjollca shpëton një jetë me punën e saj
Moderatorja e njohur, Luana Vjollca u shfaq së fundmi mjaft e emocionuar.

ShowBiz
Ajo ka nisur projektin e saj të ri me të cilin flet mbi bullizmin, shkruan lajmi.net.
Madje ajo ka publikuar së fundi edhe një këngë rreth bullizmit.
E ky mund i saj është rezultuar i suksesshëm.
“Ke shpëtuar një person në moment kritik të jetës…”, një person iu drejtua asaj sa i takon këngës.
Disa ditë pas publikimit të “Thuaje EP1”, Luana ka marrë shumë mesazhe nga mbështetësit e saj madje, ajo tregon se ndjekësit e saj janë frymëzim për të.
Mirëpo, ajo bën me dije se pas “Thuaje EP1”, do të dalë edhe pjesa e dytë e “Thuaje”, jo vetëm kaq, por Luana premton edhe një tjetër projekt të ri muzikor.
Moderatorja ka publikuar një foto së fundmi, ku ka bërë edhe një shkrim, ajo thotë se është e lumtur që ka arritur të jetë zëri i shumë personave sadopak.
“Nuk e bëj dot ndryshimin vetëm, duhet të jemi gjithë bashkë…” shkroi ajo./Lajmi.net/