Luana Vjollca për ditëlindje sjell këngën ‘Ti amo’

Siç kishte paralajmëruar, Luana publikon këngën e re.

ShowBiz

02/09/2019 18:12

Luana Vjollca sot feston ditëlindjen e 28-të dhe në këtë ditë të veçantë për të këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re, shkruan lajmi.net.

‘Ti amo’ titullohet kënga të cilën e ka punuar edhe me videoklip.

Për tekstin është përkujdesur ‘Rrzon Music’, miksimin dhe masterizimin ‘Bini Diez’ ndërsa punën e klipit ia ka besuar ‘XLFilms’.

Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni videoprojektin e ri nga Luana Vjollca. /Lajmi.net/