“Lshone renin”, Agim Bahtiri e Armend Zemaj fjalosen teksa dalin nga Kuvendi

Deputeti LVV-së, Agim Bahtiri, dhe ai i LDK-së, Armend Zemaj, kanë debatuar shkurtimisht jashtë objektit të Kuvendit pas dështimit të serishëm të kosntituimit të Kuvendit të Kosovës. “Ne jena ardhë me votue. Ju pse jeni ardhë. Eshtë e turpshme. Jeni ardhë, duhet me votue”, i është drejtuar me zë të lartë Batiri deputetit Armend Zemaj.…

Lajme

21/06/2025 11:43

Deputeti LVV-së, Agim Bahtiri, dhe ai i LDK-së, Armend Zemaj, kanë debatuar shkurtimisht jashtë objektit të Kuvendit pas dështimit të serishëm të kosntituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jena ardhë me votue. Ju pse jeni ardhë. Eshtë e turpshme. Jeni ardhë, duhet me votue”, i është drejtuar me zë të lartë Batiri deputetit Armend Zemaj.

Derisa deputeti i LDK-së i ka thënë Bahtirit se duhet të lëshojnë radhën, meqë s’janë të aftë ta zgjedhin një kryetar të Kuvendit me 48 vota që i kanë marrë në zgjedhje.

“Mësojeni demokracinë”, ka thënë Zemaj në drejtim të Bahtirit.