LSDM: Gruevski shqiptarët i quajti “shiptari” ndërsa tani ju lutet për mbështetje

LSDM, partia e Zoran Zaevit e ka akuzuar VMRO-DPMNE se dikur i ka ofenduar shqiptarët, ndërsa tani ata i sheh si shpëtim për ta krijuar qeverinë.

Lajme

29/01/2017 16:25

Në një komunikatë kjo parti ka deklaruar se dikur Gruevski i quajti shqiptarët “shqiptari”, ndërsa tani u lutet atyre për mbështetje.

“Mirë është që qytetarët kanë mundësinë ta shohin çfarë është i gatshëm të bëjë Nikolla Gruevski për interesat e tij dhe për shkak të frikës nga drejtësia. Ai shqiptarët i quajti “shiptari”, kërkoi 63 deputetë që të mos varet nga BDI-ja, ndërsa tani po ju lutet për mbështetje”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Sipas tyre Gruevski mund t’i ofrojë qytetarëve vetëm krim, dhunë dhe konflikte.