Low Cost “Flybe” lidh Zvicrën me Kosovë dhe Maqedoni

Kompania britanike Low Cost “Flybe” do të kryejë fluturime për “Helvetic Airways” me çmime më të lira.

Lajme

15/06/2014 16:35

Kompania britanike do të operojë gjatë muajve të verës në destinacionet nga Zürichu për në Ohër dhe Shkup, në Maqedoni, si dhe për në Prishtinë, bëhet e ditur në një njoftim të kompanisë.

Si shkruan albinfo.ch, Helvetic Airwais është themeluar në vitin 2003.

Në fillim kjo kompani kishte bërë përpjekje të jetë një linjë ajrore me kosto të ulët, ndërsa më vonë ajo është përqendruar në linjat me aeroplanë me qira.

Përveç katër aeroplanëve Fokker 100, që janë në përdorim në Zvicër, “Helvetic Airways” ka edhe dy aeroplanë të tjerë të këtij lloji, si dhe nga vera e kaluar posedon edhe një Airbus A319.