“Love Again” nga Dua Lipa shënon sukseset e para

Dua po shijon suksesin e “Love Again”.

ShowBiz

05/06/2021 15:40

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dje publikoi këngën “Love Again”, shkruan lajmi.net.

Artistja ia shoqëroi këngës një videoklip unik, ashtu siç paraqitet në të gjitha videot e saj muzikore.

Përmes postimit të fundit, Dua tregon se kënga e re e saj është “trending” e treta në gjithë botën në YouTube.

Ajo po prin në 37 vende të ndryshme, ndërsa po pëlqehet shumë nga ana e publikut.

Për 24 orë, kënga “Love Again” në kanalin YouTube ka arritur t’i grumbullojë mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player