Lot e emocione u panë gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Salla “1 Tetori” në Prishtinë ishte e mbushur plot me 445 policët e rinjë të Republikës së Kosovës si dhe nga familjarët e të afërmit e tyre. Lot dhe emocione u panë gjatë gjithë ceremonisë nga pjesëmarrësit e tyre. “Po ndihem…

Lajme

18/04/2024 13:08

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Salla “1 Tetori” në Prishtinë ishte e mbushur plot me 445 policët e rinjë të Republikës së Kosovës si dhe nga familjarët e të afërmit e tyre.

Lot dhe emocione u panë gjatë gjithë ceremonisë nga pjesëmarrësit e tyre.

“Po ndihem loqk”, tha gjyshja e njërit nga policët që kishin ardhur nga Gjilani për këtë ceremoni.

Disa nga pjesëmarrësit aty përmes kamerës së lajmi.net kërkuan nga institucionet e Kosovës trajtim më të mirë për policët dhe rroga më të dinjitetshme.

Video: