Los Angeles dhe New York ndalojnë cigaret elektrike

Siç raporton Reuters, Këshilli i Qytetit votoi unanimisht dje për të ndaluar përdorimin e cigareve elektrike në restorante, bare, parqe dhe disa vende tjera. Urdhëresa do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi që të ratifikohet ky ligj. Kjo masë u ndërmor pas një debati në shkurt, pasi që Los Angeles e kaloi një rregullore…

Auto & Tek

05/03/2014 22:21

Siç raporton Reuters, Këshilli i Qytetit votoi unanimisht dje për të ndaluar përdorimin e cigareve elektrike në restorante, bare, parqe dhe disa vende tjera.

Urdhëresa do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi që të ratifikohet ky ligj.

Kjo masë u ndërmor pas një debati në shkurt, pasi që Los Angeles e kaloi një rregullore të re që ndalojnë shitjen e të ashtuquajturave “e-cigareve” për të mitur.

Përkrahësit e kësaj rregulloreje thanë se këto cigare mund të përdoren nga të rinjtë për të filluar pirjen e duhanit.

Një anëtar i Këshillit tha se duhet lejuar klubet dhe baret që janë për të rritur që të përdorin këto cigare.

Disa studime kanë sugjeruar se kimikatet që përmbajnë këto cigare elektrike janë më pak të dëmshme se tymi i duhanit, por ekspertët e shëndetit publik thonë se shume pak dihet për efektet afatgjata të këtij tymi që prodhohet nga këto cigare.