Loredana për ndarjen nga Mozzik: Kaluese është, e kam kaluar pa alkool e drogë
Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i është rikthyer ndarjes me Mozzikun. Në një intervistë me Burim Pacollin, ajo ka rrëfyer për periudhën e ndarjes dhe rreth asaj se si e përjetoi. Këngëtarja me origjinë nga Ferizaj theksoi se është kaluese dhe se e ka kaluar pa alkool e drogë. “Është tema kur jemi ndarë…
ShowBiz
Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i është rikthyer ndarjes me Mozzikun.
Në një intervistë me Burim Pacollin, ajo ka rrëfyer për periudhën e ndarjes dhe rreth asaj se si e përjetoi.
29-vjeçarja ndër tjerash shtoi: “Ka qenë periudha më e vështirë që e kam pasur ndonjëherë, ama kaluese është. E kam kaluar pa alkool, pa drogë, pa asgjë. Thjesht në depresion, çfarë më ka mbajtur është vajza”.
Loredana tani po shijon një lidhje të re me futbollistin e Dortmundit, Karim Adeyemi, me të cilin u fejua në tetor.