Lopët që veshin sytjena – kohë të vështira kërkojnë masa ekstreme

Lopët nga Siberia veshin sytjena të bëra nga leshi teksa temperaturat arrijnë në -45 Celsius.

Fun

22/12/2020 15:46

Në fshatin më të ftohtë të botës, lopët veshin sytjena për tu mbrojtur nga moti i ftohtë, shkruan “DailyMail”.

Kjo ndodhë në një fsha siberian ku temperaturat arrijnë deri në -60 Celsius, transmeton lajmi.net.

Fermeri lokal, Nikolay Atlasov, që është në të 70-tat, i vesh lopët në sytjena të punuara me dorë kur temperaturat fillojnë të bëhen të padurueshme.

Ai i ka krijuar sytjenat në formë trekëndëshi për të mbrojtur 5 lopët e tij nga temperaturat që kanë arritur në -45C.

Fshati Oymyakon është vendi më i ftohtë në botë. Temperaturat mesatare gjatë dimrit arrijnë deri nën -60C.

Sa herë që lopët dalin për të pirë ujë në temperaturat e ftohta, ato vishen në sytjenat e tyre për tu mbrojtur nga të ftohtit.

Ato presin në radhë për të pirë ujë nga ndonjë vrimë që Nikolay bënë në akullin e trashë.

Temperatura më e ulët e regjistruar zyrtarisht është në vitin 1933, kur arriti -67.7C, por banorët lokal thonë se më e ulëta ka qenë në vitin 1924, kur temperatura u ul deri në -71.2C. /Lajmi.net/