Londrimi tregon emrat e dy banorëve me të cilët s’do të ketë kontakt jashtë shtëpisë
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka treguar emrat e dy banorëve me të cilët mendon se nuk do të ketë kontakt pas përfundimit të këtij reality shou. Ai tha se ata janë Labi dhe Alba, me të cilët nëse jo fare, mund të ketë më së paku kontakt.…
ShowBiz
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka treguar emrat e dy banorëve me të cilët mendon se nuk do të ketë kontakt pas përfundimit të këtij reality shou.
Ai tha se ata janë Labi dhe Alba, me të cilët nëse jo fare, mund të ketë më së paku kontakt.
“Labi është një prej banorëve që i ka kaluar krejt limitet. I kam limitet si këtu, si jashtë, në momentin që dikush i kalon ato, nuk e marrë për bazë”, tha ai.
Tutje shtoi: “Ndoshta e dhe me Albën nuk besoj që do të kem ndonjë raport jashtë, por jetës nuk i dihet kurrë”.
“Labi dhe Alba mund të jenë personat që nëse jo hiç, do të kem më së paku kontakt”, është shprehur Londrimi.
I njëjti arriti të fitoj çmimin prej 124 mijë eurosh në këtë edicion.
Në vend të dytë u rendit Elijona Binakaj, kurse në vend të tretë Ludo Lee.