Londrimi shpërthen ndaj Benitës e Albës: Përplasje dhe fjalë të rënda në mes të natës
Prej ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova atmosfera është ndezur ndjeshëm. Banorët kanë filluar të ndiejnë lodhjen, presionin dhe lojën që po tensionohet, duke sjellë edhe përplasje e ngacmime të drejtpërdrejta mes tyre. Së fundmi, një video e publikuar në faqen zyrtare të programit në Instagram ka shkaktuar reagime të shumta. Në pamje…
ShowBiz
Prej ditësh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova atmosfera është ndezur ndjeshëm.
Banorët kanë filluar të ndiejnë lodhjen, presionin dhe lojën që po tensionohet, duke sjellë edhe përplasje e ngacmime të drejtpërdrejta mes tyre.
Së fundmi, një video e publikuar në faqen zyrtare të programit në Instagram ka shkaktuar reagime të shumta.
Në pamje shihet Londrimi duke iu afruar Benitës dhe Albës pranë shtratit të tyre. Ai shkon me mikrofonin në dorë dhe i drejtohet dy vajzave me pyetjen: “Çfarë mendoni për palimin e vitit?”
Benita reagoi menjëherë e acaruar duke i thënë: “Largohu prej shtratit menjëherë, menjëherë, e boll të tolerova”.
Ndërsa Alba i shtoi: “Vazhdo rrugën tënde, vazhdoni bulëzimet e juaja deri në fund. E kërkon debatin me zor”.
Londrimi nuk u tërhoq; përkundrazi, vazhdoi situatën duke kënduar një këngë të vjetër të Benitës që ajo e kishte performuar dikur në një emision: “Bugatin, Bugatin e ndërrojmë”.
Kjo nxiti një reagim edhe më të fortë nga Benita, e cila i tha: “As çiftin e mashkullit s’e ke, o djalë”.
Në fund të ndërveprimit, Londrimi tentoi ta kthente gjithçka në shaka, por përndjekja e tij verbale ngjalli edhe më shumë tension.
Ai përfundoi me frazën: “O pa ta djeg deri në bandash nuk e lë”.
Ky episod ka ndezur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë, ndërsa publiku pret të shohë nëse kjo përplasje do të sjellë pasoja në marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim.