Londrimi për Elijonën dhe Klodin: I kam shumë shokë të mirë, i dua shumë
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova ka ndarë disa detaje rreth marrëdhënieve që ka ruajtur me disa nga ish-banorët e shtëpisë pas përfundimit të spektaklit. Ai tregoi se raportet me Elijonën dhe Klodin mbeten shumë të mira edhe jashtë Big Brotherit. Sipas tij,…
ShowBiz
Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova ka ndarë disa detaje rreth marrëdhënieve që ka ruajtur me disa nga ish-banorët e shtëpisë pas përfundimit të spektaklit.
Ai tregoi se raportet me Elijonën dhe Klodin mbeten shumë të mira edhe jashtë Big Brotherit.
Sipas tij, miqësia e krijuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së po vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit, ndonëse angazhimet e shumta ua bëjnë më të vështirë që të jenë vazhdimisht në kontakt.
“Me Elijonën dhe me Klodin raportet janë shumë ‘nice’, i kam shumë shokë të mirë, i dua shumë. Raportet po vazhdojnë edhe jashtë me qenë po të njëjtat pothuajse, përveç angazhimeve që nuk na lënë të kemi kontakt të vazhdueshëm”, tha ai.
Tutje theksoi: “Raporti me Klodin ka qenë një shoqëri e pastër, pa komplekse”.
Londrimi u shpall fitues i edicionit të katërt, ku fitoi plot 124 mijë euro.
Ai tani ka nisur përgatitjet për projektet e reja muzikore për të gjithë fansat e publikun.
