Lokalizohet zjarri në kompaninë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt dhe komunave përreth kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe po vazhdojnë punën intensive për shuarjen e tij, të ndihmuara edhe nga disa kompani private me autobetonierë. Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Në vendin e ngjarjes, njësitë policore po vazhdojnë…

Lajme

20/11/2025 16:17

Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt dhe komunave përreth kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe po vazhdojnë punën intensive për shuarjen e tij, të ndihmuara edhe nga disa kompani private me autobetonierë.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore po vazhdojnë angazhimin e tyre për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e perimetrit.

Në terren gjenden edhe ekipet e KEDS-it, eksperti i zjarreve, si dhe zyrtarë nga Komuna e Ferizajt dhe Shërbimet Publike, të cilët po koordinojnë veprimet me të gjitha institucionet përgjegjëse.

Hetimet mbi shkaqet e zjarrit janë duke u zhvilluar, të autorizuara nga prokurori i shtetit, të njëjtat ende nuk janë bërë të ditura.

Ndërsa rruga magjistrale Ferizaj -Kaçanik është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve.