Lokali në Prishtinë jep detaje se si shpërtheu zjarri nga bombola e gazit

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në restaurantin “Rita’s” në Prishtinë. Lokali Rita ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja. Në njoftimin e tyre thuhet se incidenti ka ndodhur si pasojë e një defekti nga një ngrohëse me gaz. Tutje kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar, dhe u kanë kërkuar falje…

Lajme

29/03/2025 19:58

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në restaurantin “Rita’s” në Prishtinë.

Lokali Rita ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja. Në njoftimin e tyre thuhet se incidenti ka ndodhur si pasojë e një defekti nga një ngrohëse me gaz.

Tutje kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar, dhe u kanë kërkuar falje klientëve dhe banorëve për shqetësimin e shkaktuar.

Për lajmi.net lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar.” ka thënë Ahmeti për lajmi.net.