Lojtari shqiptar ndëshkon Anglinë, kalon në avantazh Maqedoninë e Veriut

Është realizuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Anglisë. Maqedonia e Veriut ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Anglisë, në stadiumin National Arena Toshe Proesk në Shkup, shkruan lajmi.net. Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi i ka dhënë avantazhin Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, në minutën e 41-të. Bardhi fillimisht dështoi nga penalltia,…

Sport

20/11/2023 21:32

Është realizuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Anglisë.

Maqedonia e Veriut ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Anglisë, në stadiumin National Arena Toshe Proesk në Shkup, shkruan lajmi.net.

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi i ka dhënë avantazhin Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, në minutën e 41-të.

Bardhi fillimisht dështoi nga penalltia, me portierin Pickford që priti goditjen e tij, por në tentimin e dytë pas topit të kthyer, Bardhi e dërgoi në rrjetë.

Mëposhtë mund ta shikoni golin e Bardhit./Lajmi.net/