Lojtari i Interit filmon Kristjan Asllanin duke kënduar gjatë vozitjes

Kristjan Asllani po kalon një moment të mirë me Interin, teksa në ndeshjet e fundit të zikaltërve ka arritur të marrër dhe minuta. Duket se dalëngadalë po merr besimin e Inzaghit, me këtë të fundit që shpeshherë ka thurur elozhe duke përmendur cilësitë e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Përveç marrëdhënies të mirë që Asllani ka…

Sport

06/11/2023 11:08

Kristjan Asllani po kalon një moment të mirë me Interin, teksa në ndeshjet e fundit të zikaltërve ka arritur të marrër dhe minuta.

Duket se dalëngadalë po merr besimin e Inzaghit, me këtë të fundit që shpeshherë ka thurur elozhe duke përmendur cilësitë e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Përveç marrëdhënies të mirë që Asllani ka me Inzaghin, shqiptari ka një raport mjaft të mirë edhe me shokët e ekipit.

Pikërisht një nga shokët e ekipit e ka kapur “mat” lojtarin nga Elbasani dhe e ka postuar në Instagram.

Davide Fratessi, mesfushori i Interit i ka bërë video fshehurazi Kristjan Asllanit, me këtë të fundit që po voziste makinën dhe po shijonte muzikën duke kënduar dhe vetë.

Dhe mesa duket Asllani ka dhe një tjetër talent përveç futbollit.