Lojtari i ekipit serb s’e kapërdinë dot humbjen nga BNE-ja, merret me tifozët shqiptarë në rrjetet sociale

Ekipi nga Kosova “Bad News Eagles” kanë shënuar fitore ndaj ekipit serb, “iNation” në turneun Eastern European Masters Spring 2023 në CS:GO. Në ndeshjen e parë të grupit, BNE-ja fitoi 19:17 pas shtesave në mapën “Inferno”. Këtë fitore nuk e ka përjetuar mirë njëri prej lojtarëve të ekipit serb, iNation. “AyBee” ka shfrytëzuar llogarinë e…

Sport

11/03/2023 22:06

Ekipi nga Kosova “Bad News Eagles” kanë shënuar fitore ndaj ekipit serb, “iNation” në turneun Eastern European Masters Spring 2023 në CS:GO.

Në ndeshjen e parë të grupit, BNE-ja fitoi 19:17 pas shtesave në mapën “Inferno”. Këtë fitore nuk e ka përjetuar mirë njëri prej lojtarëve të ekipit serb, iNation.

“AyBee” ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter duke reaguar për kinse tifozët shqiptarë e kanë fyer atë.

“Këtë do ta them tani dhe nuk do të shkruaj më për këtë temë. Si boshnjak nuk më intereson se çfarë ndodh në Serbi në aspektin politik, unë jam në iNation sepse e dua CS dhe po të mos isha në iNation do të isha diku i lidhur me CS. Fansat e Bad News Eagles janë fansat më të këqij që kam parë ndonjëherë në jetën time. Ndërsa menaxhoja BalkanCS dhe tani iNation mora shumë komente me urrejtje. Ky është një turp” – ka shkruar ai në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.


Ekipi serb e nisi mirë ndeshjen ndaj ekipit nga Kosova, por që në fund Bad News Eagles me një rikthim të madh arriti të “shpartallonte” rivalët dhe të kalonte tutje në turne./Lajmi.net/