Lojtari i Bundesligës ka një alergji të rrallë

Futbollisti i Bundesligës ka një alergji të rrallë, që është mjaft specifike dhe e habitshme njëkohësisht.

Sport

07/08/2019 19:39

Mbrojtësi i Eintracht Frankfurt, Danny da  Costa ka alergji të rrallë… nga bari i fushës së futbollit.

Në një prononcim për Bild, 26-vjeçari thotë se i duhet të marrë masa kur luan futboll që të mos preket nga kruarjet që i shkakton kontakti me barin në fushë, përcjell lajmi.net.

“Sa herë që bie në tok dhe kam kontakt me barin, menjëherë lëkura më irritohet dhe më kruhet”, tregoi ai.

”Për të qenë sa më i mbrojtur, vesh gjithmonë një uniformë me mëngë të gjata poshtë fanellës. Në këmbë, kruarjet janë më të durueshme, për fat të mirë, se sa në pjesën e tjera të trupit”, rrëfeu gjermani.

Da Costa luajti një sezon të plotë në Bundesligë, ku në 34 paraqitje realizoi dy gola dhe ndihmoi me katër asistime. /Lajmi.net/