Lojtarët që mund t’i transferojë Chelsea në janar

Skuadra e Chelseas është duke e kaluar edicionin më të dobët viteve të fundit.

Sport

29/12/2015 17:13

Londinezët do të tentojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit, në tentim për ta shpëtuar këtë stinor.

Sa i përket mbrojtes, objektivi i tyre kryesor është John Stones i Everton, shkruan Sky Sports.

Në mesfushë ata mund ta transferojnë Mousa Dembelen, ndërsa po e vështrojnë edhe situatën e James Rodriguez dhe Ante Coric.

Në fazën e sulmit objektivat e Chelseas janë Harry Kane, Jamie Vardy dhe Alex Teixeira, përcjell Lajmi.net.