Lojtarët e Cityt, më të paguarit në botë

Futbollistët e Manchester Cityt janë sportistët më të paguar në botë, sipas studimit të fundit. Fituesi i Kupës së Ligës angleze prin në listën e Sporting Intelligence 2014 Global Sports Salaries Survey, sipas së cilit, lojtarët e ekipit të parë e marrin një rrogë mesatare prej 5,864,675 euro, në sezonin 2013-14. Kurse, Real Madridi është…

Sport

15/04/2014 18:00

Futbollistët e Manchester Cityt janë sportistët më të paguar në botë, sipas studimit të fundit.

Fituesi i Kupës së Ligës angleze prin në listën e Sporting Intelligence 2014 Global Sports Salaries Survey, sipas së cilit, lojtarët e ekipit të parë e marrin një rrogë mesatare prej 5,864,675 euro, në sezonin 2013-14.

Kurse, Real Madridi është klubi i katërt me rrogat më të larta në botë, duke i paguar për lojtarët 5.5 milionë euro në vit, ndërsa Barcelona është e pesta.

Lojtarët e gjigantit katalunas e marrin rrogën me një mesatare prej 5.4 milionë. Kur jemi tek pozita e dytë dhe e tretë, ato i takojnë sportit të bejsbollit.

I treti është gjiganti New York Yankees, ndërsa i treti Los Angeles Dodgers. Yaya Toure, Sergio Aguero e David Silva raportohet të jenë sportistët më të paguar, prej 250 mijë eurosh në javë, kurse mesatarja e rrogës javore tek City është 112,000 euro.