Lojtarët e Chelseat dëshirojnë shtyrjen dhe jo uljen e pagave

Lojtarët e Chelseat dëshirojnë të diskutojnë shtyrjen në vend të uljeve në negociatat e pagave për shkak të pandemisë koronavirus.

Sport

27/04/2020 11:10

Klubi ka këmbëngulur që diskutimet janë duke vazhduar, ata ende shpresojnë të arrijnë marrëveshje, pavarësisht bisedimeve të gjera midis hierarkisë dhe kapitenit Cesar Azpilicueta.

Burimet e Mirror sugjerojnë që oferta nga lojtarët nuk ishte aq e madhe sa të marrim ulje prej 10 përqind, ndërsa kuptohet që skuadra është e gatshme të diskutojë mbi shtyrjet, transmeton lajmi.net.

Chelsea vlerësoi lojtarët për rolin e tyre në mbledhjen e fondeve për bamirësi, ndërsa pronari Roman Abramovich ka organizuar një varg iniciativash nga klubi duke përfshirë bërjen e hotelit të tyre në dispozicion të punëtorëve thelbësorë dhe donacioneve të tjera. /Lajmi.net/