Lojtarët e Chelseas heqin dorë nga 10 për qind e pagës së tyre për katër muaj

Lojtarët e Chelsea kanë rënë dakord për një ulje të pagës prej 10 për qind, pa pasur mundësi të kompensojnë paratë e humbura.

Sport

22/04/2020 17:41

Siç u zbulua nga Sportmail javën e kaluar, lojtarët e Chelsea, të udhëhequr nga kapiteni Cesar Azpilicueta, kanë negociuar për heqjen dorë nga 10 për qind e pagës, për katër muajt e ardhshëm.

Chelsea është skuadra e dytë në Premierligë që bie dakord me lojtarët për ulje të pagave, duke iu bashkuar kështu Arsenalit.

Megjithatë, ulja e pagave të Arsenal është stimuluar, duke u dhënë mundësi lojtarëve që të fitojnë të gjithë paratë e tyre nëse arrijnë suksese të caktuara.

Kujtojmë se dorë nga pagat kanë hequr lojtarë nga shumë skuadra të Evropës./Lajmi.net/