Lojërat Mesdhetare 2030 | Kurti takohet me ambasadorin francez për Sport: Morëm këshilla për veprimet dhe vendimet që duhet t’i kemi prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe përfaqësues të France Sport Expertise dhe personalitete të përfshira në organizimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Në një postim, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe përfaqësues të France Sport Expertise dhe personalitete të përfshira në organizimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Në një postim, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për përgatitjet e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, me fokus te bashkërendimi institucional, infrastruktura dhe hapat që duhet të ndërmerren për realizimin e këtij organizimi, transmeton lajmi.net.
Sipas Kurtit, nga përfaqësuesit francezë janë marrë këshilla lidhur me veprimet dhe vendimet që duhet të kenë prioritet institucionet e Kosovës, veçanërisht në aspektin e qeverisjes dhe menaxhimit, planifikimit të prokurimit dhe zbatimit të projekteve.
Ai ka theksuar se për rrugën drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare duhet të qartësohen afatet kohore, ndarja e përgjegjësive, kostot dhe burimet e financimit.
Kurti ka rikujtuar gjithashtu se Franca është partnere e rëndësishme e Kosovës në organizimin e “Prishtina 2030”, duke përmendur marrëveshjen e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për investime infrastrukturore dhe Deklaratën e Synimit për themelimin e Komitetit të Përbashkët për Lojërat Mesdhetare, të nënshkruara në fund të muajit korrik.
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” janë një nga projektet më të rëndësishme sportive dhe infrastrukturore që Kosova synon t’i realizojë në vitet e ardhshme.
Postimi i plotë: