Loja domino përfundon me sherr në Durrës, plagosen me thikë dy të moshuar

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur dy të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të sheshit “Pranvera”, tek lulishtja përballë Postës Shqiptare. Të moshuarit janë transportuar për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që…

Lajme

28/07/2025 16:25

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur dy të moshuar nga Durrësi.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të sheshit “Pranvera”, tek lulishtja përballë Postës Shqiptare.

Të moshuarit janë transportuar për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Mësohet se është ndaluar autori i dyshuar i krimit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.