Loftus-Cheek konfirmon ardhjen e Pulisic te Milan: Do bëjë gjëra të mira këtu

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Ruben Loftus-Cheek përmes një interviste ka konfirmuar transferimin e radhës të AC Milan. Mesfushori anglez tha se Christian Pulisic do të arrij në zyrat e klubit italian gjatë ditës së nesërme, shkruan Lajmi.net “Christian Pulisic arrin nesër në Milano. Kam biseduar me të, ai do të bëjë gjëra të mira…

Sport

11/07/2023 15:51

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Ruben Loftus-Cheek përmes një interviste ka konfirmuar transferimin e radhës të AC Milan.

Mesfushori anglez tha se Christian Pulisic do të arrij në zyrat e klubit italian gjatë ditës së nesërme, shkruan Lajmi.net

“Christian Pulisic arrin nesër në Milano. Kam biseduar me të, ai do të bëjë gjëra të mira këtu në Milan”

“Maldini më tregoi se ata ishin impresionuar nga paraqitja ime në ndeshjen Milan-Chelsea, jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Loftus-Cheek.

Kutjojmë që AC Milan dy lojtarët e përmendur, i transferoi nga skuadra angleze, Chelsea./Lajmi.net/