Lobon për njohje në shtetin e Togos
Enver Hoxhaj ka kërkuar njohjen nga shteti i Togos. Ai ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Rober Dussey ku ka diskutuar për mundësin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Hoxha, tha se përveç Togos, priten njohje të tjera nga vendet afrikane.
Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pasi një jave lobimi nëpër shtetet e Europës, tashmë ndodhet në kontinetin e Afrikës, ku është duke vizituar shtetin e Togos, në përpjekje që ky shtet të njoh pavararësinë e Kosovës.
Ai në Togo është takuar me homologun e tij, Robert Dussey, të cilit i ka dorëzuar kërkesën zyrtare për njohjen e Kosovës. Hoxhaj e ka njoftuar diplomatin Dussey për të arriturat e Kosovës, dhe njëherësh kanë biseduar për çështjen e mundësive të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, pas njohjes së pavarësisë nga ana e Togos.
Pas takimit, kryediplomati, Hoxhaj është shprehur optimist për njohjen e shpejt jo vetëm nga ana e Togos, por edhe të disa vendeve të tjera afrikane.
“Kjo është vizita ime e parë në Togo edhe pse me këtë shtet kam pas kontakte edhe më herët. Mund të them që takimi ka qenë i shkëlqyeshëm dhe çështja e njohjes së Kosovës është çështje e kohës”.
“Ministrit ia dorëzova kërkesën zyrtare që shteti i tij ta njeh Republikën e Kosovës si dhe i ofrova një shpjegim të qartë pse Togo nuk duhet ta shtyjë vendimin për njohjen e Kosovës dhe se si në një të ardhme të afërt ta merr një vendim të tillë”.
“Besoj që do të kemi lajme pozitive nga Togo dhe që gjatë javëve të ardhshme do të ketë lajme pozitive nga kontinenti afrikan sa i përket njohjes së Kosovës”.
Ndërkaq, ministri i Togos, Robert Dussey u shpreh i kënaqur me takimin duke thënë se njohja e Kosovës është në agjendë nga ana e vendit të tij.
“Jemi të lumtur që kemi pritur sot në Lome delegacionin tuaj dhe shkëlqesinë e tij. Kemi diskutuar për marrëdhëniet tona bilaterale, posaçërisht mundësinë e njohjes së Kosovës nga ana e Togos”.
“Ne u pajtuam së bashku për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet tona bilaterale. Jam i kënaqur me bisedat tona. Mendoj se kemi shumë për të bërë me vendin tuaj dhe ne së bashku do t’i shqyrtojmë mundësitë e bashkëpunimit”.