Lobimi për njohje përmes grupeve të miqësisë

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, janë propozuar sot që të formohen grupe të miqësisë, të cilat do të ndihmonin në lobimin për njohjen e Kosovës.

Lajme

14/09/2015 11:52

Ky Komision ka propozuar një listë prej 45 grupeve të miqësisë, propozime këto që do të dërgohen shumë shpejt në Kryesinë e Kuvendit.

Përmes këtyre grupeve deputetët e Kuvendit të Kosovës do të shkojnë për të vizituar shtete të ndryshme që e kanë njohur apo jo shtetin e Kosovës.

Të gjithë anëtarët e këtij komisionit thanë njëzëri që krijimi i këtyre grupeve të miqësisë të bëhet sa më parë dhe të përmbyllet kjo çështje.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, kërkoi që një grup i miqësisë të krijohet edhe me Serbinë, por një propozim i tillë nuk u fut në listë.