Llyod tërheqëse me fustan të shkurtër
Danielle Lloyd është dukur mjaft tërheqëse në premierën e Locke gjatë ditës së mërkurë me një fustan të shkurtër.

ShowBiz
30 vjeçarja ka treguar shumë mirë për publikun se posedon linja të mira trupore, teksa u paraqit në premierën e filmit Locke.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë dhe të ngushtë i cili ishte i shkurtër, duke nxjerrë në pah fizikun e saj të përkryer.
Pos tjerash, ajo ka vendosur që ta ekspozojë sa më shumë gjoksin.
Llody përndryshe është e martuar me futbollistin Jamie O’Hara, i cili gjithashtu ishte në këtë premierë.