Llapi transferon Arbër Bytyqin

Skuadra e Llapit ka përforcuar edhe më shume ekipin e tyre. Me anë të një postimi në faqen e tyre ata njoftuan për transferimin e mbrojtësit të majtë, Arbër Bytyqit. Bytyqi ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin nga Podujeva, transmeton lajmi.net. Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e Llapit: “Mirësevjen Arbër Bytyqi Ish-reprezentuesi i Shqipërisë…

Sport

12/01/2023 15:37

Skuadra e Llapit ka përforcuar edhe më shume ekipin e tyre.

Me anë të një postimi në faqen e tyre ata njoftuan për transferimin e mbrojtësit të majtë, Arbër Bytyqit.

Bytyqi ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin nga Podujeva, transmeton lajmi.net.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e Llapit:

“Mirësevjen Arbër Bytyqi

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U-19 nënshkruan për tri-vite me Llapin

KF Llapi njofton për marrëveshjen tri-vjeçare me mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili në ekipin tonë vjen nga kampioni aktual i Shqipërisë, KF Tirana.

Bytyqi, i lindur më 16.10.2003 në Prizren është produkt i Lirisë nga Prizreni.

Si 16-vjeçar ai u bashkua me Laçin, me të cilët u paraqit në 22 ndeshje.

Më pas iu bashkua kampionit aktual të Shqipërisë, Tiranës tek të cilët luajti për një edicion.

Pas mbylljes së marrëveshjes me Tiranën, drejtuesit e klubit tonë arritën ta bindin Bytyqin që të nënshkruaj për tri-vite dhe nga sot ai është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për fazën defanzive të ekipit.

Falenderojmë drejtuesit e klubit të Tiranës për bashkëpunimin dhe realizimin e transferit të Arbër Bytyqit tek KF Llapi.

Bytyqi ka qenë reprezentues i Shqipërisë U-19 dhe ka zhvilluar 10 ndeshje me fanelën kuqezi, teksa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 dhe U-16”./Lajmi.net/