Llapi transferon Aleksandar Milic
Aleksandar Milic është lojtari më i ri i Llapit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, më anë të një postimi, përcjell lajmi.net. Aleksandar Milic është mbrojtës i djathtë. Milic, i lindur më 24.08.1998 në Podgoricë vjen pas një eksperience 1 vjeçare me Petrovac në Superligën e Malit të Zi. Ish-reprezentuesi i Malit të Zi U-17,…

Sport
Aleksandar Milic është lojtari më i ri i Llapit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, më anë të një postimi, përcjell lajmi.net.
Aleksandar Milic është mbrojtës i djathtë.
Milic, i lindur më 24.08.1998 në Podgoricë vjen pas një eksperience 1 vjeçare me Petrovac në Superligën e Malit të Zi.
Ish-reprezentuesi i Malit të Zi U-17, U-19 dhe U-21, do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina dhe do udhëtoj me pjesën tjetër të ekipit për përgatitje në Antalya.
24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat: Kom Podgorica, FK Zeta Golubovac, OFK Grbalj dhe OFK Titograd./Lajmi.net/