Lladrovci: Vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët!
Pas lajmit rreth vendimit të Gjyqit për ish udhëheqësit e UÇK-së, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se “shtyrja e afatit të vendimit të gjyqit nga Maji e Korriku në Shtator për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, është argument se vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët!” Postimi i Lladrovcit në facrbook: Vetëm vendimi lirues…
Lajme
Pas lajmit rreth vendimit të Gjyqit për ish udhëheqësit e UÇK-së, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se “shtyrja e afatit të vendimit të gjyqit nga Maji e Korriku në Shtator për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, është argument se vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët!”
Postimi i Lladrovcit në facrbook:
Vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët!
Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin e Rexhën, i presim fitimtarë nga beteja e fundit për Republikën e Kosovës dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Betejat në frontin e luftës u fituan me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, bashkë me aleatët, fitoren diplomatike me mbi 120 njohje, i arritëm bashkë me aleatët, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e fituam të drejtën tonë për shtet, bashkë me drejtësinë ndërkombëtare, andaj edhe besimi ndaj aleatëve dhe drejtësisë ndërkombëtare ishte i pakufishëm.
Retë e zeza mbi Kosovën, njëzet vjet pas çlirimit, i ranë barrë ti heq, Hashimi me shokë, në betejën e fundit për Republikën e Kosovës, për pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së drejtë në pajtim me normat ndërkombëtare.
Fisnikëria, virtyti dhe guximi, janë veti të burrështetasve të cilët i krijojnë rrethanat për të ardhmen e popullit të vet dhe për këtë të ardhme, janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim, edhe atëherë kur kërkohet sakrificë me vetëmohim. Jemi me fat se kemi liderë të tillë, heronj të luftës dhe paqes, i presim fitimtarë, i presim të lirë, në Kosovën e lirë, të lirë e krenar!
Shtyrja e afatit të vendimit të gjyqit nga Maji e Korriku në Shtator për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, është argument se vetëm vendimi lirues është i drejtë për çlirimtarët!