Lladrovci uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve: Gëzuar për shumë mot!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve. Në një postim në rrjetet sociale, Lladrovci uroi besimtarët për paqe, mirëqenie dhe begati, duke theksuar rëndësinë e faljes, dashurisë dhe rilindjes shpirtërore. Ai vuri në pah se Pashkët simbolizojnë fitoren e jetës ndaj vdekjes dhe…

Lajme

05/04/2026 10:23

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Lladrovci uroi besimtarët për paqe, mirëqenie dhe begati, duke theksuar rëndësinë e faljes, dashurisë dhe rilindjes shpirtërore.

Ai vuri në pah se Pashkët simbolizojnë fitoren e jetës ndaj vdekjes dhe dritën ndaj territ, dhe uroi që shqiptarët të jenë sa më të bashkuar gjatë kësaj feste të shenjtë.

“Besimtarë katolikë, për shumë mot, gëzuar!”, përfundoi Lladrovci në urimin e tij. /Lajmi.net/