Lladrovci takohet me Limajn, a po i bashkohet PDK-së?

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka zhvilluar një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Lladrovci, që është edhe anëtar i PDK-së, tha se pret që Limaj të kaloj situatën e krijuar me sportivitet, transmeton lajmi.net. “Fatmiri me shokë, pres ta kalojë me sportivitet situatën dhe ta ndihmojë fitoren e vizionit të…

Lajme

14/05/2026 18:11

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka zhvilluar një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Lladrovci, që është edhe anëtar i PDK-së, tha se pret që Limaj të kaloj situatën e krijuar me sportivitet, transmeton lajmi.net.

“Fatmiri me shokë, pres ta kalojë me sportivitet situatën dhe ta ndihmojë fitoren e vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes.”, shkroi Lladrovci.

Postimi i plotë: 

Moti nuk jemi takuar për të diskutuar me Fatmirin rreth sfidave në politikë.

Kur e shoh rrugëtimin e disa dekadave, jo çdo herë jemi pajtuar bashkë. Në lirinë e Kosovës që na bashkon, kishte fushata agresive dhe kishim fërkime të cilat riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj.

Fatmiri me shokë, pres ta kalojë me sportivitet situatën dhe ta ndihmojë fitoren e vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes. Do situata harrohen shpejtë e disa duhet harruar për shkak të rrethanave edhe më shpejtë.

Sfidat forcojnë!/lajmi.net/