Lladrovci sfidohet për audio-incizimin: Një herë the në zyrë, tani në Emerald

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përballur me një sfidë të drejtpërdrejtë nga moderatori Ermal Panduri, lidhur me deklaratat e tij kontradiktore për vendin ku është bërë audio-incizimi që ka nxitur debat publik. Gjatë diskutimit, Panduri i kujtoi Lladrovcit se ai kishte dhënë dy versione të ndryshme për vendin ku ishte realizuar incizimi, njëherë…

Lajme

06/10/2025 22:43

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përballur me një sfidë të drejtpërdrejtë nga moderatori Ermal Panduri, lidhur me deklaratat e tij kontradiktore për vendin ku është bërë audio-incizimi që ka nxitur debat publik.

Gjatë diskutimit, Panduri i kujtoi Lladrovcit se ai kishte dhënë dy versione të ndryshme për vendin ku ishte realizuar incizimi, njëherë duke thënë se kishte ndodhur në zyrën e kryetarit, e më pas në hotelin “Emerald”.

“Në zyrën e kryetarit keni thënë sot një javë… edhe këtu më thatë në Emerald”, i tha Panduri, duke e vënë në siklet kryetarin e Drenasit.

Moderatori shtoi se këto deklarata janë të kundërta dhe ngrejnë pikëpyetje për vërtetësinë e rrëfimit të Lladrovcit.

“Zyrë e Emerald – dy deklarata që bien ndesh njëra me tjetrën”, tha Panduri.

Në përgjigje, Lladrovci u përpoq të qartësojë se nuk kishte kundërthënie në qëndrimet e tij, duke theksuar se bisedat e përmendura janë të njëjta në përmbajtje.

“Në dy takimet janë thënë të njëjtat gjëra”, u shpreh Lladrovci në dukagjin,

Ky moment në Debat Plus u cilësua si një nga përballjet më të tensionuara të mbrëmjes, duke e vënë Lladrovcin në qendër të vëmendjes për sqarimet e tij rreth audio-incizimit që vazhdon të shkaktojë reagime të shumta publike.