Lladrovci reagon pas debatit për Limajn: Do ta mbështesim PDK-në dhe Bedri Hamzën
Lidhur me debatet për rikthimin e Fatmir Limaj në PDK, ka reaguar edhe Ramiz Lladrovci, i cili ka kritikuar zhvillimet brenda partisë dhe mënyrën e ndikimit në vendimmarrje. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se është “ripërsëritur modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së”, duke shtuar se personat që, sipas tij, po e krijojnë…
Lajme
Lidhur me debatet për rikthimin e Fatmir Limaj në PDK, ka reaguar edhe Ramiz Lladrovci, i cili ka kritikuar zhvillimet brenda partisë dhe mënyrën e ndikimit në vendimmarrje.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se është “ripërsëritur modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së”, duke shtuar se personat që, sipas tij, po e krijojnë këtë frymë “nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së”.
Ai u shpreh se ka pasur tendenca për ta paraqitur Bedri Hamza si humbës dhe Limajn si figurë jomeritore për listën zgjedhore.
“Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite”, ka shkruar Lladrovci.
Në fund, ai theksoi se anëtarësia, simpatizantët dhe qytetarët do të vazhdojnë ta mbështesin PDK-në, heronjtë e luftës dhe paqes, si dhe Bedri Hamzën. /Lajmi.net/