Lladrovci për drejtuesit e PDK-së: S’kam nevojë me fol me askënd prej tyre
Ramiz Lladrovci tha se nuk ka kontaktuar me asnjë prej udhëheqësve të Partisë Demokratike të Kosovës pas të dielës, kur Kryesia e PDK-së vendosi për ‘rrëzimin’ e rikandidaturës së tij për kryetar të Drenasit. Në një deklaratë për Tëvë1 të hënën, kryetari aktual i Drenasit tha se “nuk ka nevojë” të flasë me drejtuesit e…

Lajme
Ramiz Lladrovci tha se nuk ka kontaktuar me asnjë prej udhëheqësve të Partisë Demokratike të Kosovës pas të dielës, kur Kryesia e PDK-së vendosi për ‘rrëzimin’ e rikandidaturës së tij për kryetar të Drenasit.
Në një deklaratë për Tëvë1 të hënën, kryetari aktual i Drenasit tha se “nuk ka nevojë” të flasë me drejtuesit e partisë, të cilët të dielën vendosën për nominimin e Petrit Hajdarit si kandidat të PDK-së në garën elektorale në Drenas.
“Unë nuk kam folur me kërkond dhe s’kam asnjë nevojë me fol me askënd”, tha Lladrovci.
I pyetur nëse do të rikandidojë edhe për një mandat për kreun e komunës, Lladrovci tha se këtë çështje e ka bërë të ditur në një reagim në rrjetet sociale.
“Besoj që janë të mjaftueshme ato që i keni parë në rrjetet sociale dhe ta kuptoni [a do të rikandidojë, v.j]”, tha ai.
Menjëherë pas mohimit të kandidaturës së tij për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës të dielën, Lladrovci paralajmëroi shpalljen e kandidaturës si i pavarur. Në postim, ai shkroi: “Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”.