Lladrovci për doracakun “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues“: Nuk do të zbatohet në komunën e Drenasit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” në komunën të cilën ai e drejton. ‘’Është diskutuar shumë ky doracak, sa jam informuar as nuk është duke u zbatuar dhe nuk pritet të zbatohet me këtë përmbajtje siç është hartuar’’ tha Lladrovci. Ai…
Lajme
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nuk do të zbatohet përdorimi i doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” në komunën të cilën ai e drejton.
‘’Është diskutuar shumë ky doracak, sa jam informuar as nuk është duke u zbatuar dhe nuk pritet të zbatohet me këtë përmbajtje siç është hartuar’’ tha Lladrovci.
Ai thotë se nuk duhet që fëmijët nëpër shkolla të mësojnë me praktika të tilla.
‘’Nuk besoj se duhet t’i mësojmë fëmijët në shkolla me praktika çfarë u debatuan rreth përmbajtjeve të këtij doracak’’ shprehet Lladrovci.
Po ashtu, Lladrovci thotë se pret nga MAShT të bëjë veprimet e duhura.
‘’Pres veprime të duhura nga Ministria’’ tha Lladrovci për FrontOnline.
Doracaku ‘’Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’’ ka ngjallur debat në opinionin publik.